LSDM: Letonia është vendi i 13-të i cili e ratifikon Protokollin për anëtarësim në NATO

Parlamenti i Letonisë e ka miratuar ligjin me të cilin ratifikohet Protokolli për anëtarësim të shtetit në NATO. Me këtë, Letonia është shtete anëtare e trembëdhjetë e cila jep dritë të gjelbër për qasjen e shtetit në Aleancën më të fuqishme të sigurisë.

Njëherësh, Qeveria e Estonisë ka miratuar protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO, ndërsa në fazën e ardhshme ajo do të ratifikohet edhe në Parlamentin e Estonisë. Procesi i ratifikimit të Protokollit zhvillohet më temp të mirë, ndërsa pasi të miratohet nga shtetet tjera anëtare, Republika e Maqedonisë së Veriut bëhet anëtare e 30 e NATO-s, thuhet ne njoftimin e LSDM.

Please publish modules in offcanvas position.