Forum ekonomik i Vjenës – perspektiva të reja për Republikën e Maqedonisë së Veriut

 Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, sot do të marrë pjesë në Forumin ekonomik të Vjenës “Bisedime ekonomike të Vjenës – perspektiva të reja për Republikën e Maqedonisë së Veriut”. Delegacioni, në të cilin marrin pjesë zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje ekonomike, Koço Angjushev, ministri i Financave Dragan Tevdovski, si dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi në forum, përveç diskutimit për mundësitë për investim në Maqedoninë e Veriut, do të realizojnë edhe takime me përfaqësues të kompanive austriake me renome. Në Vjenë, është paraparë takim i kryeministrit Zaev me euroambasadorin për zgjerim dhe politikë të mirë fqinjësore Johanes Han

Please publish modules in offcanvas position.