Seti i ligjeve të sigurisë para komisioneve kuvendore

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë komisionet për mbrojtje dhe siguri, për çështje evropiane, për politikë të jashtme, për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, dhe Komisioni ligjvënës-juridik. Anëtarët e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri do të debatojnë për propozim ndryshimet e Ligjit për ndjekjen e komunikimeve, të Ligjit për punë të brendshme dhe të Ligjit për të huaj. Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri do t’i shqyrtojë edhe propozim-ligjet për Agjencinë për Siguri Kombëtare dhe për koordinim të bashkësisë për siguri-zbulim në Republikën e Maqedonisë së Veriut të dyja në lexim të dytë. Të njëjtat ligje më vonë gjatë ditës duhet të jenë në rend dite edhe para Komisionit ligjvënës-juridik. Deputetët e Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, mes tjerash, do të bisedojnë për Raportin për punën e Agjencisë për Administratë për vitin 2018, për raportin vjetor për punën e Këshillit Gjyqësor dhe Avokatit të Popullit

Please publish modules in offcanvas position.