Autobusi udhëtues i BE-së do të vizitojë tetë qytete në vend

Ambasador të disa vendeve të Bashkimit Evropian, student dhe përfaqësues të mediumeve nga sot e deri më 31 maj do të vizitojnë tetë qytete në vend. Autobusi udhëtues është pjesë e fushatës “BE për ty”. Delegacioni i Bashkimit Evropian nëpërmjet këtij udhëtimi ka për qëllim vendosjen e komunikimit të drejtpërdrejt me qytetarët dhe të diskutohet për shpresat dhe brengat e tyre lidhur me BE-në dhe ardhmërinë evropiane të Maqedonisë së Veriut. Lidhur me Bashkimin Evropian, procesin e inkuadrimit në Bashkimin Evropian, mundësit për financimin e IPA dhe programeve tjera për ndihmë të BE-së, nëpërmjet këtij komunikimi direkt qytetarët do të mund të parashtrojnë pyetje Delegacionit dhe ekipit udhëtues të Bashkimit Evropian.

Please publish modules in offcanvas position.