Hahn: Pa zgjidhje për çështjet bilaterale, s’ka anëtarësim në BE

Komisionari Evropian për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore Johannes Hahn deklaroi sot në Vjenë se pa zgjidhjen e problemeve bilaterale nuk ka anëtarësim në BE.

Hahn, duke folur në konferencën “Perspektiva të reja Veriore e Maqedonisë”, organizuar nga Forumi Ekonomik i Vjenës (VEF), ka thënë se e Maqedonia e Veriut është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk ka mosmarrëveshje me fqinjët dhe për këtë arsye ajo është më e qëndrueshme se sa pjesët e tjera të rajonit.

“Vazhdimisht më pyesin kush do të hyjë i pari në BE dhe përgjigja ime është gjithmonë e njëjtë – ky është një proces i bazuar në meritë, parimi i garës dhe shpejtësia e qasjes varet nga progresi se kush është më i shpejtë në këtë rrugë”, tha ai.

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, shpjegoi se mosmarrëveshja me Greqinë u zgjidh në një mënyrë që të dy palët të ranë dakord të ndajnë një histori të përbashkët.

Please publish modules in offcanvas position.