SHGM: Të refuzohet akuza kundër Kezharovskit

Sot në mëngjes u mbajt mbledhja e Këshillit Drejtues me rastin e heqjes së aktgjykimit kundër gazetarit Tomisllav Kezharovski dhe vendimin e Gjykatës Supreme për kthimin e lëndës në rigjykim. Shqyrtuam vendimin e Gjykatës Supreme për lëndën e Kezharovskit dhe vendosëm njëzëri se Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë do të insistojë deri në fund për drejtësi nga ana e Gjyqit dhe Prokurorisë Publike kur vendosin për këtë lëndë.

Në vitet e fundit SHGM i dha mbështetje kolegut Kezharovski dhe do të vazhdojë me mbrojtjen e këtij qëndrimi deri sa të arrihet drejtësia. Për këtë arsye kërkojmë që Prokuroria Themelore Publike të tërheq akuzën kundër kolegut Kezharovski, i cili ishte padrejtësisht i akuzuar, ndërsa më vonë edhe i dënuar. Duke bërë këtë Prokuroria do të dëshmojë se më në fund ka filluar të sjell vendime në mënyrë të pavarur dhe të paanshme në interes të drejtësisë. Duke marr parasysh se Gjykata Supreme ktheu lëndën në rivendosje, kërkojmë nga Gjykata Penale në Shkup, të refuzojë akuzën dhe me atë të dëshmojë se në këtë shtet liria e fjalës është e garantuar si e drejt themelore e njeriut.

Kjo paraqet një mundësi e shkëlqyer për Prokurorinë Publike dhe për Gjykatën Penale që të demonstrojnë drejtësi dhe së fundi t’i vejnë fund lëndës të gjatë dhe të padrejtë që zhvillohet kundër gazetarit dhe ish Zëvendës Kryetar i SHGM-së, Tomisllav Kezharovski.

Rikujtojmë se si pasojë e kësaj lënde Maqedonia ishte një nga shtetet e rralla në botë që kanë pasur gazetarë në burg, dhe ishte e kritikuar si shtet i kapur në të cilin nuk respektohen të drejtat dhe liritë e gazetarëve. Me vuajtjen e Kezharovskit, vuajti edhe imazhi i vendit tonë para botës dhe kjo ishte e shënuar në të gjitha raportet relevante. Shpresojmë të mos përsëritet në të ardhmen.

Please publish modules in offcanvas position.