BUNDESTAGUT i kërkohet hapje e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Qeveria Gjermane i kërkon Budenstagut gjerman të marrë vendimin për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në union.

Majkëll Rut, Sekretari i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme gjermane i është drejtuar me anë të një letre Budenstagut. Ministri gjerman shkruan se “pas dakordësisë në konkluzionet e Këshillit Evropian të 26 qershorit, në vitin 2018, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që përcaktoi datën për hapjen e negociatave në qershor 2019 dhe kemi kërkuar rezultate më të prekshme për Progresin mbi reformat për Shqipërinë në pesë fushat kryesore të drejtësisë, Administrata Publike, Lufta kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit si dhe të drejtat e njeriut”.

“Qeveria federale është e mendimit që Komisioni i BE-së do të japë një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pas publikimit të raporteve për vendet, do të vlerësohet se sa korrespondon analiza e Komisionit të BE-së për Rishikimin e Reformës me vlerësimin e Qeverisë Federale dhe do të informojë Bundestagun gjerman rreth qëndrimit të tyre”, shprehet Rut.

Por, jo vetëm Komisioni Europian ka lajmëruar qershorin e këtij viti si kohën kur do të merret vendimi, por edhe presidenca rumune e Bashkimit Europian synon vendimmarrjen në Këshillin për Çështjet e Përgjithshme më 18 qershor 2019 dhe të Këshillit të BE-së më 20 dhe 21 Qershor.

Please publish modules in offcanvas position.