Teuta Arifi viziton Njësinë e Zjarrfikësve të Tetovës

Në NJKTZ Tetovë  solemnisht është shënuar 20 maji - Dita ndërkombëtare e zjarrfikësve. Me këtë rast  janë  promovuan pajisjet dhe uniformat e reja të zjarrfikësve të Tetovë. Gjithashtu komandanti i brigadës Uka Aliti ndau mirënjohje dhe dhurata për të gjithë ata që këto vite ndihmuan me mjete pune dhe kontribuan në punë fisnike dhe humane të zjarrfikësve të Tetovës. NJKTZ Tetovë servison me shërbimet e veta edhe 6 komunat përreth Tetovës dhe paraqet sinonim të solidaritetit dhe punës institucionale e cila bëhet me dashuri dhe përkushtim maksimal. Komuna e Tetovës do të bëjë edhe rregullimin dhe rinovimin e hapësirave të NJKTZ -Tetovë, me qëllim që të sigurohen kushte solide për funksionimin e kësaj njësie mjaft të rëndësishme komunale theksoi kryetarja  e komunës së Tetovës, Teuta Arifi

Please publish modules in offcanvas position.