Deputetët sot pritet të miratojnë Ligjin nga sfera e sigurisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet ta mbajë seancën e 99-të në të cilën në lexim të dytë janë shumë ligje nga sfera e sigurisë. Në këtë seancë duhet të shqyrtohet Propozim plotësim-ligji për Agjencinë për Siguri Kombëtare, Propozim plotësim-ligji për koordinim të bashkësisë së sigurisë-zbulimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Propozim plotësim -ligjin për ndryshimin e Ligjit për ndjekjen e komunikimeve, Propozim plotësim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për punë të brendshme dhe Propozim plotësim- ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të huaj, të gjitha në lexim të dytë.

Please publish modules in offcanvas position.