Stevo Pendarovski, emëron Eroll Musliun drejtor në Agjencinë e Inteligjencës

 Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski e emëroi Eroll Musliun drejtor të ri të Agjencisë së Inteligjencës, informojnë nga Kabineti i shefit të shtetit. Musliu më parë ka punuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, ndërsa viteve të fundit në Agjencinë e Inteligjencës. Presidenti Pendarovski ditëve në vijim do të emërojë edhe anëtarët e vet në Këshillin Kombëtar për Siguri. Këshillin për Siguri e përbëjnë presidenti i shtetit, kryetari i Kuvendit, kryeministri, ministrat të cilat udhëheqim me organet e administratës shtetërore nga fusha e sigurisë, mbrojtjes dhe punëve të jashtme, si dhe tre anëtarë të emëruar nga shefi i shtetit.

Please publish modules in offcanvas position.