Mandati i Gruevskit sot në Komisionin parlamentar

Sot në Komisionin për Çështje të Rregullores, Imunitetit dhe Mandatit do të shqyrtohet mundësia e heqjes së mandatit të deputetit në arrati Nikolla Gruevski. Mungesa e tij gjashtë mujore pa arsye, plotëson kushtin ligjor për heqjen e mandatit të deputetit. Kryetari i Komisionit amë Pavle Bogoevski, mandatin e azilantit Gruevski e vendosi në rend të ditës në seancën e së enjtes. Por, nga LSDM-ja thonë se ende nuk dihet se a do ta udhëheq ai seancën apo zëvendësja e tij, Snezhana Kaleska-Vançeva.

Please publish modules in offcanvas position.