LOE: Mëngjesi afarist tradicional, i ftuar kryeministri Zaev

Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOE), sot e organizon Mëngjesin afarist tradicional me kryetarin e Qeverisë.

Në ngjarjen solemne, në prani të bashkësisë afariste, ministrat dikatesterial, kori diplomatik, fjalime zyrtare do të kenë kryeministri Zoran Zaev dhe kryetarja e LOE-së, Danella Arsovska. Në ngjarje, siç paralajmërojnë, do të diskutohet për çështjet më të rëndësishme ekonomike në funksion të përmirësimit të punës së përditshme të kompanive dhe klimës afariste në vend. Për këtë qëllim, Lidhja ka përgatitur pako prej mbi 80 masa ekonomike nga sfera e ndryshimit të rregullativës ligjore, barriera administrative dhe tatime parafiskale, digjitalizim dhe ikt sektor, tregti të jashtme dhe të brendshme, industri dhe ndërtimtari. Secila prej masave të propozuara është konfirmuar në pajtim me sfidat e theksuara reale me të cilat përballen kompanitë, ndërsa në bazë të analizës adekuate, praktika pozitive afariste dhe përvoja komparative në zonën adekuate.

Please publish modules in offcanvas position.