Fillojnë zgjedhjet evropiane, votimi deri të dielën

Rreth 400 milionë evropianë nga 28 vendeanëtare të BE-së prej sot deri të dielën do t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e Evropës me mandat në pesë vitet e ardhshme. Të parët do të votojnë sot janë holandezët dhe britanikët, ndërsa në shumicën e vendeve-anëtare, zgjedhjet evropiane do të mbahen të dielën, më 26 maj. Rezultatet që do ta caktojnë përbërjen e Parlamentit të nëntë Evropian o të bëhen të ditura ditën e njëjtën rreth orës 22:00. Në çdo pesë vjet që nga viti 1979, qytetarët e vendeve-anëtare të BE-së i zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Evropian si trup të vetëm të BE-së i cili zgjidhet direkt në zgjedhje.

Please publish modules in offcanvas position.