Nis operacioni fshesa, Zaev i shkarkon kryetarët e degëve komunalë të LSDM-së

 Kryeministri Zoran Zaev deklaroi sot se ka sjell vendim për shkarkimin e të gjithë kryetarëve të degëve komunalë të LSMD-së. “Mbrëmë solla vendime, ndërsa sot është radha t’i ndaj – do të përpunohen vendime nga ana e administratës së LSDM-së dhe gjatë ditës do t’i nënshkruaj vendimet. Vendimi është – shkarkohen të gjithë kryetarët e degëve komunalë të LSDM-së. Dua t’i falënderoj të gjithë për aktivitetin, punën, shërbimin e qytetarëve, si përfaqësues në nivel lokal të partisë më të madhe qeveritare, të gjithë kryetarëve të degëve komunalë ku është fituar në zgjedhje. Apeloj të jenë sërish kandidatë, le të kandidohen në konkursin e ardhshëm i cili që në javën e ardhshme do të shpallet në procedurë”, deklaroi Zaev pas mëngjesit të punës me biznesmenët që u mbajt në hotel “Hilton”.  Kryeministri sqaroi se siç do t’i sjellin vendimet, ashti do t’i publikojnë përmes mediumeve dhe do t’i informojnë qytetarët. “Në fillim të qershorit ose në gjysmën e parë të qershorit do të ndodhin ndryshimet në sektorin social, ato janë ndërmarrjet publike, ministritë, Qeverisë dhe të gjitha institucionet qeveritare. Në pjesën politike në partinë time unë jam kompetent direkt dhe kjo është në zgjedhjen e kryetarëve të organizatave komunale, vendimin tani më e solla dhe mbrëmë e kumtova në koordinim me kolegët e udhëheqësisë për shkak se kjo është e drejta ime, vendimi përfundimtar është pikërisht ky”, ka thënë Zaev

Please publish modules in offcanvas position.