Deskoska: Nuk ka më keqpërdorime të sistemit AKMIS në gjykata

– Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska sot deklaroi se kontrolli që është bërë në gjashtë gjykata në vend ka treguar se nuk ka keqpërdorim të sistemit elektronik për ndarjen e lëndëve. “Vitin e kaluar ka treguar se në periudhën e kaluar ka pasur parregullsi dhe keqpërdorime të shumta të sistemit. Sivjet komisionet kanë bërë kontroll në gjashtë, ndërsa rezultatet ishin në kundërshtim me ato paraprake, kjo do të thotë se respektohen rregullat e sistemit AKMIS për ndarjen e rasteve, që tregon se  atë  që e vendosëm në kornizë ligjore si bazë për shkarkim të gjykatësve dhe kryetarëve të gjykatave nëse diçka ndodh jashtë sistemit AKMIS jep efekte”, tha ministrja Deskoska.  Ajo tha se paraprakisht ka pasur raste që kryetar gjykate në vend që përmes sistemit AKMIS rastësisht të zgjedhë cili gjykatës do t’i marrë lëndët, gjykatësve të caktuar u ka dhënë në dorë lëndë, ndërsa ata i kanë marrë. Lidhur me negativitetet në të cilat ka treguar raporti i vitit të kaluar për AKMIS, Deskoska tha se janë ndërmarrë aktivitete, janë marrë  në pyetje dëshmitarë, si dhe është kryer kontroll nga ana e Prokurorisë Publike.

Please publish modules in offcanvas position.