DASH, inkurajon BE-në të fillojë bisedimet me Maqedoninë e Veriut

Departamenti i Shtetit pret datë për negociata jo më vonë se tetori. Zëvendës ndihmësi i sekretarit të shtetit Matthew Palmer në një intervistë për Zërin e Amerikës i inkurajon qytetarët e Maqedonisë që të kenë besim në këtë proces. “E di që ka disa probleme lidhur me kohën e marrjes së vendimeve në Bundestag. Nuk e di nëse fokusi do të jetë marrja e një vendimi në qershor ose ndoshta në korrik, varësisht nga procedurat e brendshme të Bundestagut. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara shpresojnë dhe mbështesin Këshillin Evropian për të hapur negociatat e pranimit”, tha ai. Ndryshe nga angazhimi i Uashingtonit, mediat evropiane promovojnë ide të ndryshme për integrimin e shteteve të Ballkanit. Gazeta austriake “Prese” sugjeron në vend të zgjerimit, krijimin e një Unioni të ri Ballkanik Perëndimor. Gazeta austriake konstaton se procesi i zgjerimit është në një mënyrë korrozive, por siç theksohet, do të ishte gabim nëse udhëheqja e re evropiane do të ngre frenën për vendet e Ballkanit Perëndimor. Por, në vend që të insistojnë në integrimin e tyre në Bashkim, propozohet një qasje e re. “Nevojitet një marrëdhënie e re midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Dhe oferta duhet të jetë kështu: Brenda dhjetë vjetëve, të ndërtohet Bashkimi i Ballkanit Perëndimor në shembujt e BE-së – duke hequr kufijtë, një treg të përbashkët me katër liritë themelore, një politikë të përbashkët energjetike, një politikë të përbashkët në telekomunikacion, trafik, të drejtat”, thuhet në komentin e “Prese”.

Please publish modules in offcanvas position.