Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Nga mesnata benzina do të lirohet me 3 denarë për litër ndërsa nafta do të lirohet me 2,5 denarë për litër.

Kështu një litër benzinë  Ultra 95 Economy nga 69,5 që shitet sot, nga mesnata do të shitet me 66,5 denarë për litër; Ultra 100 nga 72 do të shitet me 69 denarë për litër; Ultra Dizel Green Power nga 62,5 që është aktualisht do të shitet me 60 denarë për litër; Ultra Dizel Bio Power nga 63,5 do të shitet me 61 denarë për litër.

Kështu vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE). Këto çmime vlejnë deri më datën 17.06.2019, në mbledhjen e radhës së KRRE-së.

Please publish modules in offcanvas position.