Pendarovski: Pres thellimin e bashkëpunimit midis gjykatave

Presidenti Stevo Pendarovski ka pritur një delegacion nga Gjykata Kushtetuese e R. Bullgarisë, i cili po qëndron për vizitë Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut.

“Në takim u njoha për punën dhe kompetencat e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Bullgarisë, si për bashkëpunimin me Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë Veriore,. Përshëndeta partneritetin dhe bashkëpunimin midis gjykatave kushtetuese të të dy vendeve, që zhvillohet në kuadër të Traktatit për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë”, thuhet në njoftimin e presidentit Pendarovski.

Në takim, ku morën pjesë krerët e Gjykatës Kushtetuese të RMV-se, Nikolla Ivanovski dhe Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Bullgarisë Boris Velçev si dhe anëtarë dhe këshilltarë të kabinetit të Presidentit, është nënvizuar rëndësia e mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, si një nga parimet më themelore të Bashkimit Evropian.

“Pres që bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave në mes të gjykatave kushtetuese të të dy vendeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen si një shembull i thellimit të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit në sfera të tjera me interes të përbashkët për të dy vendet”, thuhet në njoftimin e presidentit.

Please publish modules in offcanvas position.