Seanca gjyqësore për rastet “Shënjestra-Fortesa” dhe “Toplik”

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot do të mbahen seanca gjyqësore për lëndët e Prokurorisë Speciale “Shënjestra-Fortesa” dhe “Toplik”.

Gjykimi për rastin “Shënjestra-Fortesa” do të vazhdojë sot me marrjen në pyetje të dëshmitarit Zvonko Kostovski nga ana e të akuzuarit Sasho Mijallkov dhe dëgjimin e dëshmnitarit Sasho Trajkovski. Rasti ndodhet në fazën e dëshmive dhe udhëhiqet nga gjykatësja Zheneta Begtoviq. Në këtë lëndë të akuzuar janë Goran Grujevski, Nikolla Boshkovski, Gordana Jankulloska, Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski, Vlladimir Varellov dhe pesë persona tjerë të punësuar në DSK. Sipas aktakuzës, ata përmes sistemeve për ndjekjen e komunikimeve, në periudhën prej vitit 2008 deri 2015 në mënyrë joligjore kanë përgjuar 4286 numra telefonikë, për të cilët nuk ka pasur urdhër gjyqësor. Ndërsa në rastin “Toplik”, i akuzuar është ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, i cili dyshohet për shitje të tokës shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Sonçev grad” në Sopishte. Përveç Janakieskit të dyshuar janë edhe pesë persona tjerë

Please publish modules in offcanvas position.