Zaev në takim me Babish: Ne nuk kërkojmë të bëhemi anëtare e BE-së menjëherë!

Kryeministri Zaev u është faleminderuar përkrahjes së shteti Çek duke theksuar, se e gëzon fakti që ky shtet parlajmëron investime në vënd. “Kjo është vizitë domethënës e miqve të shtetit tonë. Kjo vizitë i është nevojitur vendit pasi që Maqedonia e Veriut po zhvillon miqësitë me partnerët e bashkësisë ndërkombëtare. Komisioni evropian në raportin e sivjetmë ka dhënë mbështetje të pakushtëzuar dhe të pastër për të filluar bisedimet, dhe vendi jonë është bërë shembull për të gjithë rajonin. Caktimi i datës për fillim të bisedimeve nuk do të thotë shpërblim për vendin tonë. Gjithë kjo do të thotë energji e re. Ne si shtet kemi plotësuar të gjitha kërkesat nga ana jonë, tash radhën e ka Bashkimi Evropian.

Shpresoj se përveç mbështetjes, së shpejti do të ratifikohet edhe Protokolli përmes vendimeve të Kuvendit Çek. Është e qartë se Maqedonia e Veriut do të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s. Jemi në rrugë që këtë vit të shpallim vitin ekonomik për vendin. Investimet e huaja I kanë dhënë rezultatet e para , mirëpo gjithashtu ekziston hapësirë e madhe midis nesh” ka theksuar kryeministri I vendit, Zoran Zaev.

Please publish modules in offcanvas position.