Ixhet Memeti: Ligjet nuk e përmirësojnë sistemin e drejtësisë, por qasja reale

Sistemi i drejtësisë në shtet duhet të jetë shtylla ose garancia e funksionimit të sistemit. Vlerësoj se bëjmë shumë pak përpjekje që ti përmirësojmë sistemet e këtilla. Nuk mund të përmirësohet  një sistem i caktuar nëse vetëm në mënyrë parciale e shohim, pa dallim se cili është ai sistem deklaroi avokati i popullit Ixhet Memeti. Nuk mundet ta përmirësosh sistemin e drejtësisë vetëm me ndryshimin e ligjit. Është fakt se prej aty fillojnë ndryshimet, por që të kesh ndryshime serioze duhet  analiza serioze për gjendjen që për fat të keq tek ne  gjatë ndërtimit të cilit do sistem bëhen shumë pak analiza, deklaroi sot Avokati i Popullit të R. së Maqedonisë së Veriut Ixhet Memeti.
Ai  thotë se  përpjekjet e autoriteteve për përmirësimin e sistemeve duhet të jenë të vazhdueshme.
Pjesa e dytë që është shumë  e rëndësishme është se sa ne pas asaj krijojmë kushte që ai sistem ose ajo që e shënojmë në ligj të realizohet ? Assesi/ ne vetëm miratojmë ligje, kurse nga ana tjetër nuk ndajmë mjete që të krijojmë kushte që ai ligj të realizohet, nga secili aspekt, nga kushtet e gjykatësve, nga  cilësia e gjykatësve  etj. Të gjitha reformat ose mbindërtimi i sistemeve sikurse vetëm formalisht i bëjmë. Ka një diferencë mjaft të madhe në mes asaj  se çfarë do të thotë nevoja reale nga reformimi dhe dëshira që ne e kemi.  Nuk mundet që çdo standard që e shikon ta pranosh, dhe i njëjti më vonë të krijon problem dhe të mos mund të realizohet/  Problemi më i madh në Maqedoninë e Veriut është miratimi i ligjeve pa një analizë të thelë dhe të detajuar tha  Ixhet Memeti avokat i Popullit të RVM>

Please publish modules in offcanvas position.