Kuvendi konstaton dorëheqjen e Gruevskit, ish-kryeministri nuk është më deputet

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot në kuadër të seancës së 102, ka konstatuar dorëheqjen e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit. Gruevski është dënuar me dy vjet burg në rastin “Tanku” të Prokurorisë Speciale dhe për këtë arsye u arratis në Hungari, ku edhe fitoi azil politik. Ish-kryeministri Gruevski, dorëheqjen nga posti i deputetit e dorëzoi për mes aktit noterial, ndërsa sot Kuvendit vetëm e konstatoi. Në seancën e sotme Kuvendi gjithashtu konstatoi edhe dorëheqjen e deputetit të LSDM-së, Pavle Bogoevski.

Please publish modules in offcanvas position.