Zaev: Qershori do t’i rrumbullakësojë të gjitha vendimet politike!

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në deklaratë për media potencoi se përmes mesazhit që do të marrim nga Kancelarja Merkel do të jetë mesazh i qartë për hapat e ardhshëm dhe kështu do t’i sjellim vendimet. Zaev thekson se pas takimit të enjten me shume gjasë fundjavën e ardhshme vijon seanca e Kryesisë Qendrore e LSDM-së.

“Përmes mesazhit që do ta marrim nga Kancelarja Merkel, ajo është deklaratë e qartë për hapat e ardhshëm dhe kështu do t’i sjellim vendimet në shtëpi. Pas takimit të enjten, me shumë gjasa fundjavën e ardhshme vijojnë seanca e Kryesisë Qendrore e LSDM-së, me partnerët tanë të koalicionit jemi vazhdimisht në komunikim, në varësi edhe të vendimit të shumicës parlamentare, nëse ajo do të mbijetojë dhe nëse do të vazhdojë në atë rrugë, ashtu edhe do t’i sjellim vendimet. Jemi transparent deri në fund, unë besoj se qershori do t’i rrumbullakësojë të gjitha vendimet politike  në shtëpi”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Please publish modules in offcanvas position.