Konferenca e përbashkët për media e presidentit të Këshillit Evropian Donald Tusk dhe Presidentit Stevo Pendarovski në Bruksel

Gjatë dy viteve të fundit vendi juaj ka adresuar të gjitha çështjet që ka pritur BE-ja të realizohen. Unë nuk dua të paragjykoj vendimin e vendeve anëtare në lidhje me fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut por ju keni bërë gjithçka që është pritur nga ju. Megjithatë duhet të pranojmë se jo të gjithë vendet anëtare janë të gatshme të pranojnë fillimin e negociatave tani. Pyetja tani është jo “nëse…” por “kur…”. Disa herë, arritja e konsensusit mes vendeve anëtare merr më shumë kohë se sa dua unë.- theksoi Donald Tusk, presidenti i Këshillit Evropian

Ne kemi marrë vendime të mëdha në situata shumë të ndjeshme për të tejkaluar pengesat për anëtarësim. Tani jemi vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që në dy vitet e fundit kemi sjellë vetëm lajme të mira. Jemi të vetëdijshëm se kemi nevojë për më shumë reforma, se kemi dobësi dhe punë përpara nesh. Negociatat për anëtarësim janë vegla më e mirë për negocim. Këtë herë BE-ja ka të drejtën dhe mundësinë të tregojë lidershipin ndaj Maqedonisë së Veriut duke shpërblyer. Duke vendosur nëse qytetarët tanë meritojnë një vend evropian me shoqëri demokratike dhe përparuese.- u shpreh Stevo Pendarovski, President i Maqedonisë së Veriut.

Please publish modules in offcanvas position.