Spasovski: Reformat në siguri parakusht për kyçje në BE

Plotësimi i reformave në sektorin e sigurisë ishte një nga parakushtet kyçe për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski i cili mbajti fjalim në mbledhjen e dytë të Grupit drejtues për obligime të ndërmarra për siguri në suaza të Procesit berlinas.

Spasovski shprehet se reforma e parë e zbatuar është ajo që e kemi bërë ndjekjen e komunikimeve me formimin e Agjencisë teknike-operative. E dyta sjellja e ligjeve për Agjencinë për siguri kombëtare dhe Ligjin për koordinim të bashkësisë zbuluese të sigurisë në vend. Spasovski thotë se në këtë proces më e rëndësishme ka qenë që agjencia të vendoset mbi parimet që do të mundësojnë formim të shërbimit modern dhe efikas sipas shembullit evropian, të merren autorizimet policore dhe të hiqet transporti i policisë së fshehtë, nga e cila frikohen qytetarët, por tërë kjo është proces për të cilin duhet të ngritet vetëdija publike.

Please publish modules in offcanvas position.