Reeker: Negociatat me Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë sa më parë

Administrata e Washingtonit është e bindur se Maqedonia e Veriut është në rrugën e duhur për anëtarësim në BE dhe se negociatat me Brukselin duhet të fillojnë sa më parë”. Këtë e tha zv.ndihmësi i sekretarit shtetëror për Evropë dhe Euroazi, Philip Reeker. Në një deklaratë për AIM ai tha se bisedimet që administrata i bën me aletatët evropian si dhe rekomandimi i Komisionit Evropian për fillimin e negociatave e pohojnë deklaratën e tij. 

“Çështja për caktimin e datës duhet të shqyrtohet në parlamente dhe qeveritë e vendeve anëtare, por jam i bindur se ky proces është duke lëvizur në mënyrë të mençur”, tha Reeker, i cili nga vitit 2008 deri 2011 ka qenë ambasador i SHBA-ve në Maqedoni.

Në pyetjen nëse vendoset të shtyhet fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, a mund të jetë faktor destabilizues që do të shkaktonte zgjedhje të parakoshme në Shkup, Reeker tha se nuk është i bindur për një gjë të tillë.

Please publish modules in offcanvas position.