Takimi Merkel- Zaev, nuk jepen detaje

Ka përfunduar takimi në Berlin mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryeministrin Zoran Zaev. Pas takimit, nuk ka pasur deklarata për media. Gjatë ditës, pritet që të ketë deklaratë nga kryeministri Zaev. Deri tani, nuk ka informata se cili është rezultati nga takimi.

Prej takimit priten informacione konkrete rreth marrjes së datës për fillimin e negociatave me BE-në

Kryeministri Zaev, i shoqëruar nga zëvendës-kryeministri Bujar Osmani dhe ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, arriti në zyrën e kancelares Merkel në orën 9:30. Përveç Merkel në takim ishte edhe këshilltari për politikës të jashtme në Gjermani, Jan Hecker. Takimi zgjati 40 minuta.

Gjatë fjalimit të mbrëmshëm në konferencën vjetore të Odës Ekonomike të Gjermanisë për Evropën Juglindore në Berlin, kryeministri Zaev tha se shtyrja e fillimit të negociatave, jo vetëm që do të dëmtojë stabilitetin e koalicionit qeverisës, por do të “hedh benzinë ultra-nacionalizmit të qeverisë së mëparshme.”

Please publish modules in offcanvas position.