Shekerinska: Meritojmë t’i fillojmë negociatat me BE-në

Në konferencën e organizuar nga Qendra evropiane për studime të sigurisë “Xhorxh Marshall”, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska thekson se është koha që Këshilli i Evropës të ndjekë rekomandimin e qartë të Komisionit Evropian dhe të caktojë datë për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Union. Shekerniska thotë se kanë punuar shumë që të krijojnë argumenete për fillim të negociatave, duke potencuar se Maqedonia e Veriut, është shteti i vetëm në Ballkan i cili nuk ka çështje të hapura me shtetet fqinje.  Gjithashtu Shekerinska deklaron se vendi është i përkushtuar edhe në reformat vendore më të cilën për vetëm 24 muaj demokracia u konsolidua, u përforcua sundimi i së drejtës dhe shkuam përpara drejt proceseve vendimtare të transformimit në të gjitha sferat.

Please publish modules in offcanvas position.