Gjykimi për rastin “Monstra” do të vazhdojë më 1 korrik

Më 1 korrik do të vazhdojë seanca për rastin “Monstra” për vrasjen e pesëfishtë në afërsi të Liqenit të Smilkovës. Gjykimi është anuluar për shkak të mossigurimit të prezencës së dy dëshmitarëve që sot është dashur të japin dëshminë e tyre.

Për dëshmitarët Dragi Ivanovski dhe Dime Veskov është kërkuar shoqërim policor. Gjatë gjykimit gjykatësi Osman Shabani përmes telefonit ka kërkuar informacion nga stacionet policore Butel dhe Gazi Babë se pse nuk janë sjellë dëshmitarët për të dëshmuar, ku ka marrë përgjigje se Dragi Ivanovski nuk ka qenë i qasshëm, dhe se shtëpia ku është dhënë adresa si e tij ishte e shitur.

Please publish modules in offcanvas position.