Nesër votohen ministrat e rinj të Qeverisë

Kuvendi nesër në kuadër të seancës së 103-të duhet t’i votojë propozimet për shkarkimin e anëtarëve të Qeverisë dhe zgjedhjen e ministrave të rinj.

Deputetët do të votojnë për zgjedhjen e Trajan Dimkovskit për ministër të ri të Bujqësisë, Naser Nuredinit për Mjedis jetësor, Hysni Ismailit për Kulturë, Goran Milevskin për Pushtet Lokal dhe Sadulla Durakun për Sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive dhe kryeministrin Zoran Zaev për ministër të Financave, funksion të cilin do ta ushtrojë në periudhë të caktuar bashkë me funksionin kryeministër të Qeverisë.

Kuvendi duhet t’i shkarkojë Dragan Tevdovskin nga funksioni ministër i Financave, Lupço Nikollovskin nga funksioni ministër i Bujqësisë, Suhejl Fazliu nga funksioni ministër i Pushtetit lokal, Sadulla Duraku nga ministër i Ekologjisë, Zoran Shapuriq nga funksioni ministër pa resor i angazhuar për investime të huaja, Hazbi Lika nga funksioni ministër për zbatimin e MO-së.

Please publish modules in offcanvas position.