Grant rekord për studentët e Universitetit të Evropës Juglindore

Janë rreth 270 mijë euro, fonde evropiane, që studentët dhe anëtarët e stafit akademik dhe administrativtë UEJL-së mund t’i shfrytëzojnë për të kryer një semestër studimi, ose për praktik, në universitetet partnere në vende të ndryshme evropiane, njofton Koha.mk

Programi Erasmus + me sukses po realizohet në UEJL dhe granti i fituar e rendit atë në vendin e dytë në Maqedoni për shumën e ndarë dhe këmbimet e realizuara.

“Për vitin e ardhshëm akademik pritet që këto mjete të shfrytëzohen në tërësi, ku pjesa më e madhe e tyre do t’ju ndahet studentëve dhe një pjesë stafit akademik dhe administrativ”, thotë Bujar Sinani, udhëheqës i Zyrës për marrëdhënie ndërkombëtare.

Studentët përveç aspektit akademik kanë të drejtë, që gjatë qëndrimit të tyre në shtetet e BE-së të punojnë nga 15 orë në javë. Kjo bënë që ata ta kenë më të lehtë menaxhimin e financave dhe harxhimeve gjatë qëndrimit të tyre në këmbim.

“Grantet, të cilat jepen për realizimin e punës praktike janë më të larta dhe iu mundësojnë studentëve, që përveç punës praktike dhe angazhimit në universitetet partnere, të angazhohen edhe në kompani, institucione, organizata joqeveritare, shkolla në kohëzgjatje nga 2-12 muaj. Kjo mundësi është e hapur edhe për ata studentë, të cilët janë të sapodiplomuar e që kërkojnë të futen në botën profesionale dhe ta fillojnë karrierën e tyre në shtetet evropiane. “, thotë Sinani.

Please publish modules in offcanvas position.