Stoltenberg: Shpresoj që deri në dhjetor Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e plotë e NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehu shpresën se procesi i ratifikimit të protokollit për anëtarësim e Maqedonisë së Veriut në Aleancë do të përfundojë deri në dhjetor të këtij vit, dhe se në samitin e ardhshëm të NATO-s në Londër vendi do të bëhet anëtare e plotë e saj.

Stoltenberg e dërgoi këtë mesazh një ditë para fillimit të mbledhjes ministrore për mbrojtje e cila do të mbahet nesër dhe pasnesër në Bruksel dhe në të cilën do të marrë pjesë edhe ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.

Please publish modules in offcanvas position.