Pendarovski për N1, “Jemi pak të zhgënjyer nga fjalet e dyfishta të BE-së”

bjektivisht të gjithë ne në Maqedoninë e Veriut jemi pak të zhgënjyer nga fjalët e dyfishta të BE-së në përgjithësi, tha presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në intervistë për televizionin N1. Vitin e kaluar, tha ai, në Samitin në Sofje, kishim formulim të pastër se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të fillojnë negociata, përkatësisht se do të marrin datë për negociatat në qershor të vitit 2019. Kjo nuk ndodhi. Tani, pritet Bundestagu i Gjermanisë por edhe Këshilli i Evropës. Siç tha Pendarovski, frikësohemi se edhe ndonjë vend tjetër mund ta pengojë këtë proces.

“Zyrtarë të lartë të Gjermanisë na kanë bindur se kjo është vetëm shtyrje teknike të procesit dhe ne e pranuam këtë fakt dhe tani do ta presim vendimin e Bundestagut gjerman dhe vendimin e BE-së në tetor. Megjithatë, e parashtrojmë pyetjen – çka në qoftë se ndërkohë ndonjë parlament tjetër, po ashtu, për shkaqe teknike e shtyn procesin, për shkak se atje vlen parimi i konsensusit. Mjafton që një shtet të tregojë JO që procesi përsëri të prolongohet”, deklaroi Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Please publish modules in offcanvas position.