Maqedonia e V. dhe Bullgaria do t’i shënojnë bashkë festat

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do t’i shënojnë së bashku festat historike të Shën Kirilit dhe Metodit, Shën Klimentit, Shën Naumit dhe Mbretit Samoil. Në seancën e mbrëmshme, Qeveria ka miratuar informatën e Komisionit të përbashkët multidisiplinor për çështje historike dhe arsimore. Qeveria pret që deri në fund të vitit, komisionet për çështje të historisë dhe arsimit të gjejnë zgjidhje edhe për çështjet e tjera të hapura historike mes dy vendeve fqinje.

Please publish modules in offcanvas position.