Shkup, seanca të reja për tre lëndë të Prokurorisë Speciale

Në Gjykatën Penale në Shkup për sot janë caktuar seanca të reja për lëndët “Total” “Toplik” dhe “Tarifa” të Prokurorisë Speciale Publike”.

Lënda “Total” ka të bëjë me evazion fiskal nga ana e gazetari Dragan Pavlloviq-Latas. Ai dyshohet për fshehjen e tatimit si pronar dhe drejtues i kompanive për marketing dhe shërbime për konsultime “Total” SHPKNJP Shkup, “Mediamaks” dhe “Total Media Qendra” SHPKNJP Shkup.

Pavloviq-Latas akuzohet se në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 së bashku me persona të tjerë juridikë në llogaritë përfundimtare dhe fletëparaqitjet tatimore kanë dhënë të dhëna të falsifikuara. Personat juridikë kanë dëmtuar buxhetin shtetëror me 121 mijë euro, ndërsa Pavloviq për 63 mijë euro.

Për sot është caktuar seancë e re edhe për lëndën “Toplik”, ku i dyshuar është ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, për shitjen e tokës shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Qyteti i diellit” në Sopishte, si dhe pesë persona të tjerë.

Sipas aktakuzës të PSP-së, i dyshuari i parë Janakieski, si person udhëheqës në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike ka krijuar Komision për tenderë të cilit i ka urdhëruar të zgjedh ofertues për blerje dhe disponim me tokë shtetërore për ndërtimin e kompleksit elit “Qyteti i diellit” në Sopishte edhe pse kompania nuk i ka plotësuar kushtet për këtë.

Please publish modules in offcanvas position.