Promovim i fushatës “Padituria jote kushton jetë” nga Kryqi i Kuq

Kryqi i Kuq sot do ta promovojë fushatën nën moton “Padituria jote kushton jetë” e destinuar për shoferët. Fushata do të promovohet në hapësirë të hapur pas nënkalimit përballë hotelit “Aleksandar Palas” në Shkup.

Para promovimit do të mbahet simulim drejtpërdrejtë i videoklipit që do të promovohet, do të prezantohen qëllimet e fushatës, që fillon më 15 korrik, ndërsa njëherit do të prezantohen brend ambasadorët e fushatës, manekenja Katarina Ivanovska dhe udhëheqësja Anita Latifi, pas së cilës do të mbajë fjalim sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq Sait Saiti.

Në promovim, siç është paralajmëruar do të marrin pjesë përfaqësues të Shtëpisë Shëndetësore-Shkup, të Këshillit Republikan për siguri në komunikacionin e rrugëve dhe personalitete të njohura. 

Please publish modules in offcanvas position.