Spasovski: Gjendja e sigurisë është stabile, e qetë dhe pa indikacione për shkelje -

 Gjendja e sigurisë është stabile. e qetë dhe nuk ka kurfarë indikacione për shkelje në mbarë territorin e shtetit, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Oliver Spasovski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se çfarë janë vlerësimet për sigurinë pas paralajmërimeve të El Çekës “se është e mundur të ndodhë Kumanova e dytë në mes të Shkupit”.

“MPB dhe të gjitha organet e tjera të cilat janë kompetente për zbatimin e ligjit po i ndërmarrin të gjitha aktivitetet e veta lidhur me gjendjen e sigurisë”, theksoi Spasovski, i cili sot në mëngjes ndoqi një pjesë të selektimit të kandidatëve për nëpunës të ri policorë në Qendrën e MPB-së për trajnim në Idrizovë.

Mes tjerash, ai informoi se në MPB ekziston sektor i posaçëm që merret me krim kompjuterik, ndërkaq tashmë po përgatitet bashkarisht me Ministrinë e Mbrojtjes dhe me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës strategji për siguri kibernetike, por ajo është temë e cila zhvillohet jo vetëm tek ne dhe në rajon, por në përgjithësi edhe në botë, sepse deri më tani u është kushtuar vëmendje e pamjaftueshme atyre sulmeve hibride.

“Sektori për krim kompjuterik në MPB çdo ditë punon edhe në pjesën e gjuhës së urrejtjes dhe në pjesën e sulmit të sajteve… Kështu që në atë pjesë po zhvillohet edhe teknologjia, megjithatë edhe kapacitetet tona po përforcohen”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. 

Please publish modules in offcanvas position.