Konferencë nacionale për siguri dhe shëndet gjatë punës dhe marrëveshjeve kolektive

Në Organizim të Asociacionit për hulumtime ekonomike-juridike dhe edukim “Juridika” sot do të mbahet konferencë nacionale me temën “Marrëveshjet kolektive – çelës për sistem të suksesshëm të Sigurisë dhe Shëndetit gjatë punës”.

Në konferencë, siç kumtojnë organizatorët, në sesionin plenar do të prezantohet një analizë e shkurtër dhe propozim masat për rolin e marrëveshjeve kolektive për përmirësim të sistemit të sigurisë dhe shëndetit gjatë punës.

Në suaza të të dy paneleve fjalime të tyre do të mbajnë përfaqësuesit e shkencës, sindikatave, punëdhënsve, përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, inspektorati dhe persona profesional nga fusha e sigurisë dhe shëndetit gjatë punës.

Vizioni i ekipit të Juridika është krijim i sistemit të zbatuar praktik dhe efikas të Sigurisë dhe shëndetit gjatë punës e cila si qëllim përfundimtar do të krijojë  vende pune të sigurta dhe të shëndetshme. Punëtorët dhe punëdhënësit kanë të drejtë dhe obligim me ndihmën e aktorëve tjerë shoqëror politik-juridik dhe social, të ndërtojnë vende pune dinjitoze. Ne jemi këtu për të ndihmuar!”, thuhet  në kumtesën e “Juridika”. 

Please publish modules in offcanvas position.