Vjenë: FMN hap zyrë rajonale për RMV-në, Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi

Vjenë: FMN hap zyrë rajonale për RMV-në, Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi

Në Vjenë Fondi Monetar Ndërkombëtar ka hapur zyrë rajonale të përfaqësuesit rezident për përforcim të marrëdhënieve me RMV-në, Shqipërinë, Kosovë dhe Malin e Zi, kumton shefja e misionit të FMN-së, Xhesmin Rahman, në takimin me zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev.

Me këtë zyrë të hapur në Vjenë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, tenton të mbajë relacionet e afërta me katër vendet dhe me donatorët dhe institucionet duke e përfshirë edhe Bankën Botërore dhe Qeverinë austriake që është një partner i rëndësishëm tregtar dhe zhvillimor në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Shejfa e misionit të FMN-së për Kosoven Stefani Eble do të udhëheq me zyrën e re. Eble do të mbikëqyre ekipet lokale në zyrat e përhershme në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Angjushev gjatë takimit ka theksuar se në kuartalin e parë të vitit është vrejtur rritje e fuqishme e bruto prodhimit vendos prej 4.1 %, që do të thotë se kjo është rezultat i masave ekonomike të vazhdueshme dhe të komplementuara me të cilat simulohen investimet e reja, zhvillimi teknologjik dhe vendosja e inovacioneve në kompanit, hapja e vende të reja të punës dhe paga më të larta.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, ka prezantuar edhe masat e programit për reforma ekonomike për vitin 2019-2021 me të cilat siç ka deklaruar Angjushev plotësisht do të përmisohet klima e biznesit dhe do të simulohet rritja ekonomike me e lartë dhe më e përmbajtur.

Lajmet e fundit

Zaman Maqedoni

ZAMAN.MK ©
1994 - 2020 - TË GJITHA TË DREJTAT JANË TË REZERVUARA.
Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren pa lejen paraprake të redaksisë.