Fon der Lajen: Mbetem e përkushtuar në fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Kanidatja për  kryetare të re të Komisionit Evropian, ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursulla fon der Lajen thotë se mbetet e përkushtuar në fillimin e negociatave për anëtarësim në BE të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Në përgjigjen e pyetjes së grupit të Aleancës progresive të socialistëve dhe demokratëve (SD), në Parlamentin Evropian, Fon der Lajen thotë se “është e përkushtuar  në fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësim të ardhshëm në BE”, edhe krahas kundërshtimit të disa liderëve të vendeve anëtare të Unionit, mes të cilëve janë edhe presidenti francez Emanuel Makron dhe kryeministri holandez Mark Rute.

Në letër për SD, në vigjilje të votimit të nesërm në Europarlament për zgjidhje të saj në funksionin e presidentit në Komisionin Evropian, Fon der Lajen citon edhe se planifikon  të propozojë “pakt të ri” të BE-së për migrim dhe azil. “Na nevojitet mënyrë e re  e risistemimit të ngarkesës. Na nevojitet edhe fillim i ri”, citon Fon der Lajen në përgjigje.

Fon der Lajen javën e kaluar gjatë prezantimit të programit të saj para grupit të deputetëve në Parlamentin Evropian deklaroi se Maqedonia e Veriut paraqet “shembull të ndritshëm” për atë, “se çka mund të arrihet , kur njerëzit para vetes kanë  qëllim të caktuar të qartë – në këtë rast anëtarësimi në BE”.

“Balkani Perëndimor duhet të kuptohet më me seriozitet, ndërsa Maqedonia e Veriut është shembull i ndritshëm për arritje pozitive”, porositi Fon der Lajen, duke u munduar për dyer të hapura drejt vendeve të Evropës Lindore dhe Ballkanit Perëndimor të cilët duan anëtarësim në BE.

Duke folur për Marrëveshjen e Prespës në fillim të muajit  në takimin me  homologun e saj grek Evangelos Apostolakis, Fon der Lajen theksoi se dokumenti paraqet “marrëveshje të vërtetë evropiane”, të bazuar në vlerat që i ka Evropa”, me të cilin, “problemi është shndërruar në mundësi”.

“Thellë i respektoj  guximin dhe vendosmërinë  e të dy vendeve të shkojnë përpara drejt Marrëveshjes së Prespës. Kompromiset asnjëherë nuk janë të lehta, por e hapin rrugën drejt të ardhmes më të mirë. Greqia ka histori  të gjatë dhe krenare dhe e lind idenë evropiane të demokracisë. Greqia dhe Maqedonia e Veriut dhanë shembull të ndritshëm  për atë se çka do të thotë Evropë. Të gjithë mund të mësojmë nga ajo – dhe ajo të gjithë ne në Evropë  do të na bëjë  më të fuqishëm”, deklaroi atëherë Fon der Lajen në intervistë për gazetën athinase “Ta nes”.

Fon Der Lajen në përbërje të ministres gjermane të mbrojtjes  e vizitoi vendin në shtator të vitit 2018,  drejtpërdrejtë para mbajtjes së referendumit për emrin,  me ç’rast porositi se dëshiron “Evropë të bashku dhe të vetme”. 

Please publish modules in offcanvas position.