Ruskovska: Jovanovski dhe Milevski janë paraburgosur, prokurorët nuk do të nxirren para gjykatësit

Shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Villma Ruskovsa, tha se ekzistojnë dyshime që Bojan Jovanovski i njohur si “Boki 13” ka tentuar të arratiset dhe për këtë arsye është arrestuar në kalimin kufitar “Bogorodica”.

Ajo tha se është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve për Jovanovskin dhe Milevskin, të cilët u arrestuan gjatë ditës së djeshme.

Dëshmitari ka dorëzuar padi penale dhe është marrë në pyetje. Më pas është ftuar edhe një herë, që ta plotësojë padinë penale. Edhe persona tjerë janë dëgjuar në cilësinë e dëshmitarëve”, tha Ruskovska.

Ajo tha se Prokuroria ka siguruar incizime nga bisedat mes të dyshuarve dhe dëshmitarit.

Please publish modules in offcanvas position.