15 Korriku- Erdogani: “Dhuratë nga Aallahu”-

Tre vite pas tentimit për grusht- shtet për Erdoganin nuk luajnë më fanare fitimtare por janë aktivizuar sinjalet e alarmit. Xhan Dundar ish kryeredaktor i gazetës turke “ Xhumhurijet” tregon për ditën kur gjithçka u ndryshua.

Natën kur ndodhi tentimi për grusht shtet më 15 Korrik 2016, presidenti turk Erdogan ishte me pushime me familjen në Marmaris. Kur kuptoi se çfarë ndodhi reagoi si vetëtima shumë shpejt: përmes video thirrjes ai u lidh me Si En En në gjuhën turke. Në një apel të improvizuar i ftoi bashkëqytetarët të dalin në rrugë dhe tu kundërvihen puçistëve. Turqia deri atëherë kishte përjetuar tre grusht shtete, por asnjë herë nuk kishte pasur thirrje të këtij lloji.  Presidentët e mëparshëm në heshtje e kishin dorëzuar pushtetin. Thirrja e Erdoganit u tregua e suksesshme: njerëzit dolën në rrugë dhe përkundër zhurmës së madhe të bombarduesve i penguan puçistët duke hipur mbi tanke. Mbi 300 njerëz atë natë humbën jetën. Por në fund Turqia sërish mund të frymonte.

Gjatë kohës së puçit Erdogan ishte shumë nervoz. Kur fluturoi me aeroplan nga Marmaris kah Stambolli e kapi paniku. “ Ju lutem sinqerisht të më tregoni nga cila anë jeni” i luti që ti tregojnë pilotët në aeroplan. Kur aterroi kishte dy opsione- ose momenti demokratik i puçit që ta shndërrojë në projekt nacional ose ta shfrytëzojë këtë situatë që sërish të ndërtojë regjim.

Erdogan u përgjigj me kontra puç

Ai u përcaktua për opsionin e dytë. Kur aterroi në aeroportin e Stambollit ai tentimin për puç e përshkroi si “ dhuratë nga Allahu” dhe deklaroi : Tani është koha e vërtetë që ta pastrojmë ushtrinë tonë”. “Pastrim” kjo fjalë e përmendur tre orë pas shtypjes të tentimit për puç i karakterizoi këto tre vjet në Turqi. “Pastrim” nuk i [përfshiu vetëm përkrahësit e lëvizjes Gylen në radhët e ushtrisë por edhe të gjithë kundërshtarët e Erdoganit.

Pas shtatë orë mbledhje në kabinetin e tij  më 20 Korrik 2016 pesë ditë pas tentimit për puç –Erdogan e filloi kontra puçin e tij “ Që të mënjanohet rreziku “ gjendja e jashtëzakonshme  u vazhdua për tre muaj “

Ky ishte vetëm hap ii parë kah ndryshimet dhe futjen e regjimit. Erdogan i i shfrytëzoi kompetencat e parlamentit, qeverisë dhe gjyqësisë dhe filloi të ndërtojë regjimin në të cilën e gjithë fuqia do të jetë e koncentruar në duart e një njeriu. Me fjalët e tij ky ishte një proces i luftës së dytë çlirimtare. Çdo kush që do të pozicionohet kundër tij do të konsiderohet armik. Me ndihmën e 30 dekreteve e e realizoi “pastrimin”.

Mbi 125.000 administrator t shtetëror, polic, mësues, gjykatës, avokat dhe akademik ishin përjashtuar, rreth 500.000 persona u nxorën para gjyqit, 1500 shoqata ishin mbyllur, mediumet opozitare të censuruara dhe të mbyllura, shumë gazetar u heshtën falë “ dhuratës nga Allahu” sikurse atëherë e përshkroi Erdogan, ai marshoi kah pushteti totalitar.

Imazhi i “ njeriu i fortë”

Me siguri Erdoganit nuk i  mjaftuan tre muaj gjendje e jashtëzakonshme- ai e vazhdoi shtatë herë. Kur fuqia e tij arriti deri në një kufi të caktuar ai thjesht e zgjeroi. Qëllimi i tij ishte vera e 2017 para votimit të referendumit për ndryshime kushtetuese, me taktikën “ gjuajtja e shtrigave” të krijojë klimë të frikës me çka do ta bind popullatën të votojë për regjimin autoritar i udhëhequr nga “njeri i fuqishëm”.

Por fuqia parlamentare e AKP nuk ishte e mjaftueshme. Erdogan solli vendim- vendosi të bëhet bashkë me partinë ultranacionaliste të ekstremit të djathtë MHP. Kështu u lind aleanca  e “ sintezës turke-islamiste”. Kjo aleancë më 16 prill 2017 e shfuqizoi sistemin njëqindvjeçar parlamentar dhe e përforcoi sistemin presidencial në Kushtetutë. Më korrik 2018  në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe presidenciale ishte forcuar në majën e pushtetit.

 Gjendja e jashtëzakonshme u bë normale

Pastaj nuk i nevojitet gjendja e jashtëzakonshme, sepse ajo në Turqi u bë pothuajse një gjendje normale/ Ajo që ndodhi deri atëherë në plan të parë ngjasonte si një tregim i suksesshëm i krijuar nga Erdogan. Pork y tregim akoma nuk ka përfunduar.

Politikat e AKP dhe MHO sollën deri te formimi i një fronti demokratik kundër Erdoganit. Si shtesë Turqia ran ë një krizë më thellë ekonomike. Shkaku për këtë është zhdukja e mekanizmit rregullator në  parlament, qeveri dhe n gjykata- që çuan deri në menaxhimin e dobët dhe korrupsion.

Manovrat e presidentit turk mbetën në baltë. Pasiguria tek popullata po rritej. Erdogan nuk pati sukses të vendos administrator të suksesshëm pas përjashtimeve masive në kuadër të operacionit “pastrimi”. As  kontrolli policor dhe mbikëqyrja, e as dhëndëri i tij të cilin e emëroi në Ministrinë e financave e as mobilizimi kundër amerikanëve, krishterëve, gylenistëve ose kurdëve nuk i sollën asgjë.

Këtë verë ai i humbi zgjedhjet lokale. Në metropolet si Ankaraja dhe Stambolli ai përjetoi humbje- qytete të cilat ishin nën kontrollin e tij. Dhe përderisa opozita po bashkohet  në partinë  e tij ka përçarje. Në vitin  e tretë nga 15 korriku për Erdoganin nuk fishkëllejnë fanarët fitimtar, por fuqishëm janë aktivizuar sinjalet e alarmit.

Please publish modules in offcanvas position.