Qeveria do ta mbajë seancën e 144

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e 144-t, me disa pika në rend dite të programit të saj për punë dhe në interes të qytetarëve.

Në seancën e sotme, siç është paralajmëruar nga pres-shërbimi qeveritar, do të shqyrtohet Raporti për negociatat e realizuara me tekst të harmonizuar të memorandumit për mirëkuptim mes Agjencisë për Mbështetje të Sipërmarrësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Agjencisë bullgare për Promovimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme pranë Ministrisë së Ekonomisë së Republikës së Bullgarisë.

Me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në këtë seancë do të shqyrtohet Propozim-programi për ndryshime dhe plotësime të Programit për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2019, si dhe Informacioni për zgjerim të Programit për ujitje i Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes sigurimit të mjeteve shtesë nga kredia për zhvillim e Qeverisë së RF të Gjermanisë dhe KFV banka.

Me propozim të Sekretariatit për Çështje Evropiane në seancë do të shqyrtohet edhe Informacioni për nënshkrimin e Marrëveshjes për financim përmes Komisionit Evropian dhe Qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës për Programin aksional për bashkëpunim ndërkufitar mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës për vitin 2018-2020.

Please publish modules in offcanvas position.