Prokuroria: Gjatë kontrolleve janë konfiskuar sasi e madhe e materialeve, janë marrë edhe armë

Prokuroria Themelore Publike informon se në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, gjatë ditës së djeshme deri në orët e para të mëngjesit, ka punuar në mbledhjen e dëshmive materiale lidhur me të dyshuarit në rastin për marrje të dhuratave për ndikim të kundërligjshëm.

Nga Prokuroria thonë se kanë kryer kontroll tek shtëpia e prindërve të të dyshuarit të parë, në banesën e tij, si dhe në hapësirat të cilat i ka shfrytëzuar në një subjekt juridik. Gjithashtu Prokuroria ka kryer kontrolle edhe tek shtëpia e të dyshuarit të dytë, si dhe tek makina që ai e ka drejtuar. 

“Gjatë kontrolleve janë mbledhur një numër i dëshmive materiale, që fillimisht duhet të dërgohen për ekspertizë. Në mesin e lëndëve të konfiskuara, përveç dy kompjuterëve personal dhe një lap top që i ka përdorur i dyshuari i parë dhe asistentja e tij, është marrë edhe një sasi e madhe e gardërobës, arit, orëve dhe veprave artistike. Nga i dyshuari i dytë janë marrë disa lap top, dokumente, celularë, USB dhe memorie kartela, si dhe një sasi e madhe e armëve dhe municionit, për të cilat do të konfirmohet nëse i dyshuari i dytë i ka poseduar me leje”, thonë nga Prokuroria.

Ata shtojnë se për shkak të vëllimit të materialeve, përshkrimi i lëndëve të konfiskuara akoma po përgatitet, Prokuroria nuk mund të jep detaje tjera.

Please publish modules in offcanvas position.