Qeveria urdhëron institucionet t’i publikojnë të dhënat për furnizimet publike

Qeveria në mbledhjen e djeshme i detyroi të gjitha organet e administratës publike që në faqet e veta të internetit, apo nëse nuk kanë të veten, në faqen e internetit të institucionit nën kompetenca të të cilit punojnë, të publikojnë linqe nga planet e publikuara vjetore për furnizime publike, konkurset për furnizime publike, njoftimet për kontrata të lidhura dhe kontratat e arritura dhe njoftimin për marrëveshje të realizuar për vitin 2019, përmes marrjes automatike të të dhënave nga Sistemi elektronik për të dhëna publike (SEFP) dhe të njejtën ta kryejnë vazhdimisht.

“Qeveria e RMV-së i detyroi të gjitha organet e administratës shtetërore, në pajtim me arritjet e konfirmuara në detyrimin 3.2 “Mundësi për publikim për informatave themelore për furnizimet publike në faqen e internetit të institucioneve (organe kontraktuese në furnizimet publike)”, në afat prej 30 ditëve nga miratimi i informatës, në faqet e veta të internetit (apo nëse nuk kanë të veten, në faqen e internetit të institucionit nën kompetenca të të cilit punojnë) të publikojnë linqe nga planet e publikuara vjetore për furnizime publike (dhe ndryshimet dhe plotësimet e tyre), shpalljet për furnizime publike, njoftimet për marrëveshje të arritura dhe njoftimin për marrëveshje të realizuar për vitin 2019, përmes marrjes automatike të të dhënave nga Sistemi elektronik për furnizime publike dhe të njejtën ta bëjnë vazhdimisht, siç këto dokumente të publikohen në SEFP”, thuhet në kumtesën e shërbimit qeveritar për shtyp. Qeveria këtë procedurë për transparencë të furnizimeve publike ua rekomandon edhe njësive të vetëqeverisjes lokale.

Please publish modules in offcanvas position.