Zaevi shkarkon drejtorët e shumë institucioneve kyçe në vend

rejtorët e MEPSO-s dhe ELEM-it dhe “Rrugët e Maqedonisë”, janë pjesë e zyrtarëve të lartë që do të propozohen për shkarkim në seancën e sotme qeveritare, njoftoi kryeministri Zaev duke njoftuar se, duke filluar sot fillon një procedurë për shkarkimin e drejtorëve dhe anëtarëve të bordeve mbikëqyrëse dhe të menaxhimit në institucionet shtetërore.

Lista e drejtorëve që do të shkarkohen janë:

Drejtori i Byrosë për furnizime publike, Bardhyl Nasufi

Drejtorët e MEPSO-së dhe ELEM-it, Sasho Vasillevski dhe Dragan Minovski

Drejtori i Arkivit shtetërorë, Kirill Petrov

Drejtori i Agjencisë së barërave, Qahil Ibrahimi

Zv.drejtori i Drejtorisë për zonat zhvillimore teknologjike industriale, Asip Huseini

Drejtorja e Teatrit të dramës, Viktorija Rangellova

Drejtori i Agjencisë për investime të huaja, Vullnet Ademi

Drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë”, Gajur Kadriu

Drejtori i Shtëpisë së shëndetit-Shkup, Zllate Memedoviq

Please publish modules in offcanvas position.