Llogaria përfundimtare e buxhetit për vitin 2018 në Kuvend

Të ardhurat vitin e kaluar në Buxhet janë realizuar në pajtim me pritshmëritë. Shpenzimet bëhen rregullisht dhe në kohë ndërsa deficiti ka qenë më i vogël se ai i projektuar dhe është 1,8 për qind të BPV-së, deklaroi zëvendësministrja e Financave, Shiret Elezi, duke e elaboruar Llogarinë përfundimtare të Buxhetit për vitin 2018 që sot ishte në rendin e ditës së Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet.

“Të ardhurat e përgjithshme të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut u realizuan në shumë prej 188,5 miliardë denarë dhe të njëjtat kishin të bëjnë për financimin e shpenzimeve të realizuara në shumë prej 200,1 miliardë denarë. Realizimi i të ardhurave dhe shpenzimeve në shumat e dhëna rezultoi me dificit të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shumë prej 11,5 miliardë denarë, me çka i njëjti shënon realizim më të vogël në krahasim me atë të planifikuar për 6,5 miliardë denarë dhe është realizuar në nivel prej 1,8% të BPV-së”, sqaroi zëvendësministrja.

Ajo potencoi se vitin e kaluar ka pasur pagesë të shkëlqyer të të ardhurave tatimore me 99,9 për qind të realizimit të asaj që është projektuar apo në krahasim me vitin e kaluar pagesa ka qenë më e mirë për 9,4 për qind.

Elezi tha se të ardhurat prej kontributeve sociale janë realizuar tërësisht dhe ato kanë realizuar financim të rregullt të obligimeve ligjore të fondeve sociale.

“Në kuadër të shpenzimeve të përgjithshme buxhetore, shpenzimet vijuese u realizuan në shumë prej 187,9 miliardë denarë, gjegjësisht realizim më të ulët se 2,1 për qind në krahasim me planin, si rezultat i kontrollit rigoroz të shpenzimit të këtij lloji të shpenzimeve pa u çrregulluar me këtë rast mbulimi i rregullt i të gjitha obligimeve në shtet dhe realizimi i papenguar i funksioneve dhe aktiviteteve të shfrytëzuesve buxhetorë”, tha zëvendësministrja.

Please publish modules in offcanvas position.