Arifi: Nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e murit mbrojtës në rrugën e Banjës

Në thirrjen publike të Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale, Byrosë për Zhvillim rajonal, të bazuar në Ligjin për zhvillim të barabartë rajonal, me çka pritej të pranohen aplikacione për projekte që kanë të bëjnë me zhvillimin e vendeve me nevoja të posaçme zhvillimore si dhe zhvillim të fshatrave, me mjete këto të miratuara nga buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2019, Komuna e Tetovës aplikoi në këtë thirrje me projektin “Ndertimi i murit mbrojtës prej betoni në rrugën Tetovë – f.Brodec”.

Realizimi i këtij projekti, është në pajtim me prioritet strategjike të përfshira në strategjin për zhvillim rural të Komunës së Tetovës për vitet 2015-2020. Vlera totale e projetit kap shumën prej 3,227,012,58 MKD, me çka pritet të realizohet ndërtim i murit mbrojtës prej betoni në rrugën Tetovë – Banjë – Shipkovicë – Brodec, me qëllim të mbrojtjes së bregut të lumit dhe rrugës lokale që shpie deri në Brodec. Realizimi i këtij projekti do të mundësoj komunikacion më të sigurtë për të gjithë ata që jetojnë në këtë fshatra, por gjithashtu edhe për të gjithë banorët e Tetovës që e kalojnë këtë rrugë për qëllime rekreative meqa e njejta rrugë shpie kah Banjat e Tetovës.

Pas realizimit të projektit, i cili parashihet të zgjasë 8 muaj, mirëmabjtja dhe qëndrueshmëria e murit do të jenë nën kompetencë të Komunës së Tetovës

Please publish modules in offcanvas position.