Sot mot i nxehtë me temperatura deri në 36 gradë Celsius

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura maksimale do të arrijë deri 38 gradë Celsius ndërsa indeksi UV do të jetë 9. Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri 17 gradë, ndërsa e ditës deri 36 gradë Celsius. Ditëve në vijim pritet të ketë kushte për reshje lokale të shiut. Temperaturat ditore do të ulen për disa gradë.