Prezantim i Raportit vjetor për krimin nga urrejtja në vitin 2018

Me rastin e Ditës Evropiane të viktimave  nga veprat e urretjes, Komiteti i helsinkit për të drejtat e njeriut sot në pres konferencë, do të prezantojë Raportin vjetor nga urrejtja në 2018, do të jepet një pasqyrë e incidenteve dhe doi të vlerësohet   veprimi i institucioneve shtetërore në raport me këtë lloj krimi.

Për të shënuar 22 korrikun si ditë kushtuar viktimave nga veprat e urrejtjes, të hënën (22 korrik), Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup, për herë të gjashtë e organizon ngjarjen „Turlitava – bashkë është më ëmbël “ në Parkun e Frankofonisë në Galerinë Mobile/Montuese, duke filluar nga ora 19:00.

Ky piknik i kushtohet promovimit të bashkëjetesës dhe tolerancës ndërmjet të gjithë komuniteteve në shtetin tonë. Në fokusin e ngjarjes së sivjetshme do të jetë Komuniteti Rom.

Gjatë kohës së piknikut do të prezantohen specialitete të shijshme tradicionale të përfaqësuara në kuzhina të ndryshme etnike (maqedonase, shqiptare, turke, rome, serbe, boshnjake, vllehe etj). Programi muzikor do të përgatitet nga Aleksandar Petrov dhe banda e tij.

Ju presim që bashkarisht ti shijojmë kuzhinat e ndryshme tradicionale dhe bashkarisht të potencojmë pranimin, njohjen dhe ndarjen së bashku me të tjerët.

Please publish modules in offcanvas position.